Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu

E gjeni dot, ku ndryshon Fred Beleri i Greqisë, me Milan Radoiçiçin e Serbisë?
Kam tre ditë që dëgjoj me habi “Patriotët” e Shqipërisë që ulërasin për sulmet e Serbisë, por që ulin brekët para Greqisë!

Patriotizmi në Shqipëri është paksa më i ndryshëm se në Kosovë. Ndonëse ka disa të përbashkëta në disa pjesë të shoqërisë.
Le të themi në Shqipëri ka njerëz që duan Berishën më shumë se Shqipërinë, ashtu si në Kosovë ka njerëz që po kritikove Albin Kurtin, e barazojnë që: “Ti nuk do Kosovën, nëse nuk do kryetarin.”

Pra e përbashkëta është që shqiptarët pjesërisht duan më shumë partinë sesa Kosovën dhe Shqipërinë.
Gjithsesi ka disa specifika që shqiptarët e Shqipërisë mbeten larg ndjeshmërisë patriotike krahasuar me shqiptarët e Kosovës. Ndoshta komunizmi i bëri shqiptarët në Shqipëri “internacionalist” dhe pushtimi në veri i bëri “nacionalist”.

Për ta ilustruar po marr dy personazhe që kanë kërcënuar seriozisht me bandat e tyre integritetin territorial të Kosovës dhe Shqipërisë:
Milan Radoiçiç dhe Fredi Beleri respektivisht mbështeten nga Beogradi dhe Athina për pretendimet territoriale në veri të Kosovës dhe jug të Shqipërisë.

– të dy kanë marr pjesë në sulme ushtarake respektivisht njëri kundër pavarësisë Kosovës dhe tjetri kundër Shqipërisë,
– të dy janë të votuar nga minoriteti serb dhe grek,
– të dy kanë formacione politike në Kuvend,
– të dy financohen nga jashtë: nga Serbia dhe Greqia,
– të dy kanë që të dyshuar dhe hetuar për krime,
– të dy synojnë serbizimin e Kosovës dhe helenizimin e Shqipërisë,
– të dy kanë mbështetjen e kishës orthodose serbe dhe greke,
– të dy synojnë autonominë e komunave të banuara nga serbët dhe grekët në Kosovë dhe Shqipëri,
– Beleri u hetua për vrasjen e 3 ushtarëve shqiptarë në kufi, ndërsa Radoiçiç për vrasjen e një polici shqiptarë.
Ndryshimet me këto procese janë turbulencat “patriotike” të ndryshme që ka Tirana nga Prishtina:
– Prishtina këtyre i futi plumbin, Shqipëria i futi për kryetar Bashkie
– Në Kosovë s’gjen asnjë shqiptar të votoj Radoiçiçin, në Shqipëri mijëra militant të Berishës dhe Metës e votuan Fredi Belerin si kryetar.
– Në Kosovë njerëzit e Radoiçiç janë shpallur organizatë terroriste, ndërsa në Shqipëri opozita e shpalli Fred Belerin hero dhe të burgosur politik.
– Në Kosovë opozita u bashkua me Albin Kurtin kundër Radoiçiç, në Shqipëri opozita bashkohet me Fred Belerin kundër Ramës.

Lexo edhe :  Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet

Për të mos u zgjatur ndryshimi i patriotëve në Kosovë në dallim me Shqipërinë është ky.
Hashim Thaçi nga burgu doli pro Kosovës, kundër Radoiçiç-it të Serbisë.
Në Shqipëri, Berisha dhe Meta bëjnë aleancë me Belerin e Greqisë për rrëzimin e qeverisë Shqipërisë.

E imagjinoni dot sikur opozita Kosovës sot të rreshtohej pro bandës serbe të Radoiçiç për ta rrëzuar Albin Kurtin?
Jo, nuk ndodh se ata e duan shtetin më shumë se pushtetin. Kundër Serbisë ata janë bashkë.
Ky është ndryshimi me spiunët e Shqipërisë.

Të fundit

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Lajme të tjera

Web TV