Ngadalësohet besimi në ekonomi/ Ndikon negativisht ndërtimi, industria më optimiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngadalësohet besimi në ekonomi. Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin i cili tregon se pavarësisht rënies me 2.4% niveli i treguesit të ndjesisë ekonomike vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike me mbi 11 pikë.

Rënia e besimit këtë muaj u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i treguesit në sektorin e ndërtimit.

Vlen të theksohet se industria për herë të parë pas shumë muajve ka pasur rritje. Sektori i industrisë u rrit me 2.3 % në muajin shtator.

Bizneset e industrisë raportuan të përmirësuar si kërkesën nga kontratat porositëse vendase e të eksportit, ashtu edhe prodhimin aktual.

Gjithashtu, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë regjistruar rritje ndërsa pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë në rënie.

Treguesi i besimit konsumator mbeti i pandryshuar në shtator në krahasim me një muaj më parë dhe shumë pranë nivelit të mesatares së tij historike. pritjet për blerjet në shuma të mëdha dhe për situatën financiare në të ardhmen u rritën, ndërsa vlerësimi për blerjet aktuale në shuma të mëdha dhe pritjet për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen u ulën.

Sipas Bankës së Shqipërisë sektori i ndërtimit pësoi ulje kryesisht nga vlerësime më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues si dhe për nivelin e porosive.

Negativisht kontribuoi edhe rënia e besimit në sektorët e shërbimeve dhe të tregtisë./ S.M

Të fundit

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Lajme të tjera

Web TV