Raphael Varane: “Manchester United mund të fitojë Champions League”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United vijon të zhgënjejë në Premier League. Skuadra e Ten Hag u mposht 0-1 nga Crystal Palace, që ishte edhe humbja e katërt në shtatë javët e para të kampionatit anglez.

Gjithsesi, Raphaël Varane tenton të karikojë ambientin e “Djajve të Kuq”, duke theksuar se ai dhe shokët e tij mund të fitojnë Champions League.

United humbi 4-3 në Gjermani ndaj Bayern Munchen, ndërkohë që të martën pret turqit e Galatasarayt në “Old Trafford”.

“Champions League është një kompeticion ku diferencën e bëjnë detajet. Ne mund të përmirësohemi, sidomos përpara portës kundërshtare.

Duhet të krijojmë shumë për të shënuar gola, ky është realiteti i klubeve më të mira europiane.

A mund të fitojmë Championsin? Po, unë mendoj se po, sepse skuadra ka cilësinë për të arritur deri në fund.

Kemi një skuadër me cilësi dhe mentalitet, por duhet të jemi tepër të kujdesshëm ndaj detajeve të veçanta. Por mund të përballemi me skuadrat më të mira”, theksoi qendërmbrojtësi francez.

Të fundit

Shembet kanali i hidrocentralit në Gramsh! Dheu ka zënë 2 punëtorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Poroçan të Gramshit. Një masiv dheu dyshohet se është shembur në...

Bllokuan makinën e sekretarit të përgjithshëm të PS, policia çon në SPAK Xhemal Gjunkshin

Policia e Dibrës ka dërguar në SPAK kandidatin e PD-së për deputet Xhemal Gjunkshi dhe 3 persona të tjerë pasi mbrëmjen e së premtes...

Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet, shoqërohen nga agjentët e BKH

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala bën...

Fillon Etapa e Dytë e ‘Giro d’Italia’, Rama valëvit flamurin e nisjes me Zahon

'Giro d'Italia' vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të këtij eventi. Ka qenë kryeministri...

Kancelari gjerman: Trump po e humbet durimin me Putinin

Kancelari gjerman Friedrich Merz në një intervistë me BILD, deklaroi se SHBA-të dhe personalisht Presidenti Donald Trump po e humbasin durimin me diktatorin rus...

Lajme të tjera

Web TV