Rama: Shqipëria mbështet Arabinë Saudite për organizimin e Kupës së Botës 2034

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të mbështesë ofertën e Arabisë Saudite për të organizuar Kupën e Botës 2034.

Lajmin e dha sot kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh sot në një reagim në Twitter se, Mbretëria e Arabisë Saudite do të mahnisë, jo vetëm mbi 3,5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më të njohur në planet.

Rama u shpreh se organizimi i Kupës së Botës 2034, do të vijë pas zbatimit të Saudi Vision 2030 nën udhëheqjen e madhe të princit të saj të kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud.

“Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi ofertën e Arabisë Saudite per te organizuar Kupën e Botës 2034.

Jam i bindur se Mbretëria e Arabisë Saudite do të mahnisë jo vetëm mbi 3,5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më të njohur në planet, e cila do të vijë pas zbatimit të Saudi Vision 2030 nën udhëheqjen e madhe të princit të saj të kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkroi Rama. /   S.M

Të fundit

Sa nga anëtarët e NATO-s përmbushin objektivin e ri?

Të gjithë anëtarët e NATO-s tani arrijnë pragun minimal të shpenzimeve të mbrojtjes të vendosur nga aleanca. Polonia, Lituania,...

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj global, paralajmëroi kryeministri spanjoll, Pedro...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Lajme të tjera

Web TV