Zbulohet se çfarë do t’i bashkoi William, Kate, Harry dhe Meghan sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dikur ishin “Katër Fantastike” duke krijuar pritshmëri që të gjithë së bashku të kontribuojnë në forcimin e kauzave dhe aksioneve bamirëse. Por ideja e aleancës u harrua pasi Princi Harry dhe Meghan Markle vendosën të largoheshin nga Mbretëria e Bashkuar. Por nuk është vetëm distanca që i ndan nga Princi William dhe Kate Middleton pasi vendimet dhe veprimet e Sussex-ëve kanë krijuar një përçarje me të gjithë familjen mbretërore britanike.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se ata janë ndalur, secili nga ana e tij, duke luftuar për atë që besojnë dhe duke marrë pjesë në aksione që ndihmojnë ata që kanë nevojë. Dy çiftet njoftuan se javën e ardhshme do të shfaqen në evente me të njëjtën temë. Rasti është Dita Botërore e Shëndetit Mendor, e cila është më 10 tetor.

William dhe Kate në Britani 

Princi William dhe Kate Middleton do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar. Të martën më 10 tetor ata do të organizojnë një forum që synon të rinjtë në Birmingham.

Harry dhe Meghan në Amerikë

Njoftimi i Princit dhe Princeshës së Uellsit erdhi menjëherë pasi u konfirmua se Princi Harry dhe Meghan Markle do të organizojnë një konferencë në Nju Jork në të njëjtën ditë të quajtur Samiti i Prindërve i Fondacionit Archewell: Shëndeti mendor në një epokë dixhitale.

Shëndeti mendor i shqetëson ata

Dy çiftet do të jenë të ndarë me 3500 milje, por do t’i bashkojë tema e shëndetit mendor dhe diskutimet rreth tij. Në fund të fundit, është një fushë veprimi me të cilën të katër janë marrë në të kaluarën. Kuarteti bashkëpunoi për herë të parë për këtë në vitin 2016 me fushatën Heads Together. Slogani për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor 2023 është: “Shëndeti mendor është një e drejtë universale e njeriut”./I.S

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV