Bayer Leverkusen i pandalshëm në Bundesliga. Skuadra e Xabi Alonsos mposhti 3-0 Kolnin në “BayArena”.
Skuadra udhëtuese rezistoi deri në minutën e 22’, moment kur Jonas Hofmann zhbllokoi ndeshjen. 31-vjeçari finalizoi me gol një aksion të bukur të Leverkusenit.
Goli i dytë erdhi në minutën e 32’ me anë të holandezit Jeremie Frimpong, teksa në pjesën e dytë pati festë edhe për Victor Boniface.
Sulmuesi nigerian është ngjitur në kuotën e 7 golave në Bundesliga. Kampionat që kryesohet nga Bayer Leverkusen me 19 pikë të mbledhura në shtatë javë.