Izraeli në luftë, pezullohen aktivitetet sportive! Largohen nga vendi sportistët e huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Kulturës dhe Sporteve e Izraelit ka njoftuar se të gjitha ngjarjet sportive janë anuluar deri në një njoftim të dytë, pas një sulmi të papritur nga Hamasi palestinez në pjesën jugore dhe qendrore të vendit.

Shumë skuadra futbolli, duke përfshirë Macabi Haifa, Beitar Jerusalem, Hapoel Be’er Sheva, Hapoel Tel Aviv dhe Macabi Tel Aviv kanë vendosur të lejojnë lojtarët e huaj të largohen nga vendi nëse dëshirojnë, raportojnë mediat izraelite.

Klubi i basketbollit Hapoel Be’er Sheva ka lejuar gjithashtu të huajt të largohen dhe po punon për t’i ndihmuar ata dhe familjet e tyre të evakuohen të sigurt.

Nuk dihet se si do të ndikojë situata e re te klubi i basketbollit Macabi nga Tel Avivi, i cili është planifikuar të udhëtojë drejt Milanos më 12 tetor për një ndeshje të Euroligës./E.T

Të fundit

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin 3 km

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas...

Fatos Klosi flet për rënien e Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën...

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, duke...

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që përfituesit e ndihmës ekonomike dhe...

Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

30 korrik 1945 - Dita e lindjes së shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në rrugët e Parisit, si në një fantashkencë, ka hije që ecin më ngadalë...

Lajme të tjera

Web TV