Tërmeti i fuqishëm në Afganistan, talebanët raportojnë për 2 mijë të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse 2.000 njerëz kanë humbur jetën pas tërmetit në Afganistan të shtunën, sipas talebanëve.

Shifra është një rritje e konsiderueshme krahasuar me ditën e djeshme, kur OKB dha një shifër paraprake prej 320 personash të vdekur.

Tërmeti me magnitudë 6.3 goditi në perëndim të vendit, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Epiqendra ishte rreth 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit.

Ajo u pasua nga tre pasgoditje të forta, me magnitudë 6.3, 5.9 dhe 5.5, raportoi USGS.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për qindra civilë që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Abdul Wahid Rayan, zëdhënës i Ministrisë së Informacionit dhe Kulturës në Afganistan, ka bërë thirrje për ndihmë urgjente.

Videot e postuara në mediat sociale treguan qindra njerëz në rrugë jashtë shtëpive dhe zyrave të tyre në qytetin e Heratit.

Banori Abdul Shakor Samadi tha se ai dhe familja e tij ishin brenda shtëpisë së tyre dhe e ndjenë tërmetin, duke shtuar se të afërmit e tij filluan të bërtasin dhe vrapuan jashtë dhe tani kanë frikë të kthehen.

“Të gjithë njerëzit janë jashtë shtëpive të tyre. Shtëpitë, zyrat dhe dyqanet janë të gjitha bosh dhe ka frikë për tërmete të tjera.”

Një tjetër banor, Naseema, tha se lëkundjet e shumta kishin shkaktuar panik në Herat, duke shtuar: “Njerëzit lanë shtëpitë e tyre, të gjithë jemi në rrugë.”

Një zëdhënës i autoritetit kombëtar të Afganistanit për fatkeqësitë tha se katër fshatra në distriktin Zenda Jan në provincën Herat u goditën nga tërmetet.

Në qershor të vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm goditi Afganistanin lindor duke vrarë të paktën 1,000 persona dhe duke plagosur rreth 1,500 të tjerë. Ishte tërmeti më vdekjeprurës në Afganistan në dy dekada./E.T

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV