VIDEO/ Tensione pas përfundimit, Haaland dhe Walker përplasen me stafin e “Topçinjve”

Arsenal arriti mbrëmjen e djeshme fitoren e parë ndaj Manchester Cityt në Premier Ligë pas tetë vitesh. Suksesi i “topçinjve” nuk është përtypur dot nga skuadra e trajnerit Pep Guardiola, ku nuk ka munguar edhe tensioni mes palëve pas ndeshjes.

Dy lojtarët e Citizens, Haaland dhe Walker, u përplasën me stafin e Arsenalit në “Emirates Stadium” pas përfundimit të ndeshjes.

Kamerat e ndeshjes kapën Haaland dhe Walker duke u përplasur dhe kërkuar konfrontimin fizik me disa anëtarë të stafit të trajnerëve teksa po merrnin rrugën drejt dhomave të zhveshjes.

Pamjet treguan se kishte debate dhe disa shtyrje mes norvegjezit dhe trajnerit të portierëve të Arsenalit, Nicolas Joves.