Mjekët pa Kufij: Ka mungesa serioze furnizimesh mjekësore në spitalet e Gazës

Mjekët pa Kufij paralajmëruan për mungesa të rënda të ilaçeve, furnizimeve mjekësore dhe energjisë elektrike në spitalet e Gazës, , të cilat janë të tejmbushur nga të plagosurit e luftës që ka shpërthyer.

Në një deklaratë, Avril Benoit, drejtor ekzekutiv i Mjekëve pa Kufij në SHBA, tha se “ka mungesa të ujit, energjisë elektrike dhe karburantit, në të cilat spitalet mbështeten për gjeneratorët e tyre”.

Një klinikë e Mjekëve pa Kufij në qytetin e Gazës pësoi disa dëmtime nga një shpërthim të hënën por është ende në funksion. Një infermiere dhe një shofer ambulance u vranë në sulmet e përgjakshme.

Të paktën 1200 njerëz kanë vdekur në Izrael pas sulmit nga Hamasi të shtunën e kaluar ndërsa më shumë se 950 palestinezë janë vrarë në Gazë nga kundërsulmi i forcave izraelite.

Mjekët pa Kufij thanë se aktualisht nuk ka asnjë program mjekësor që funksionon në Izrael, por ka ofruar mbështetjen e saj për spitalet izraelite që trajtojnë “një numër të madh viktimash”. /kb