2 milionë shtetas shqiptarë në emigracion, 1.6 milionë prej tyre në moshë për votim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zoloshnja

Aktualisht, në Gjendjen Civile janë të regjistruar plot 4.6 milionë shtetas shqiptarë. Po sa prej tyre banojnë në Shqipëri? Përgjigjen e saktë të kësaj pyetje do ta marrim në qershor, pasi të kontrollohen dhe përpunohen të dhënat që po regjistrohen këto ditë në të gjithë territorin nga anketueset e Censit.

Ndërkohë, në Kuvendin e Shqipërisë (e jo vetëm), po diskutohet mbi krijimin e mundësisë praktike të votimit për të gjithë zgjedhësit shqiptarë në emigracion, e jo vetëm atyre pak mijërave që vijnë me autobuzë nga Greqia apo me targete nga Italia.

Duke ndërthurur rezultatet e sondazheve rigoroze në terren që kam zhvilluar muajt e fundit, me të dhëna të publikuara nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore, Eurostat e FMN, kam llogaritur në mënyrë të përafërt se nga 4.6 milionë shtetas që figurojnë në Gjendje Civile aktualisht, rreth 2.6 milionë banojnë në Shqipëri.

Ndërsa nga 3.65 milionë zgjedhës që figurojnë në listat e zgjedhësve të KQZ-së, rreth 2.05 milionë banojnë në Shqipëri.

Me fjalë të tjera, rreth 1.6 milionë zgjedhës (ose 44%) janë në emigracion. Dhe vetëm pak mijëra prej tyre vijnë me autobuzë nga Greqia apo me tragete nga Italia për të votuar…

Zgjedhësit që banojnë jashtë Shqipërisë vërtet nuk kontribuojnë me taksa drejtpërdrejt për shtetin shqiptar, por tërthorazi, ata kontribuojnë. Dërgesat e tyre valutore për familjarët në Shqipëri po i afrohen vlerës 1 miliardë euro në vit.

Dhe familjarët e tyre paguajnë TVSH për çdo produkt apo shërbim që blejnë. Fjala vjen, 1/6 e 1000 lekshit që paguajnë për bukën e përditshme shkon në thesarin e shtetit si TVSH. E kështu me rradhë…

Lexo edhe :  A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Për hir të këtij kontributi të kosiderueshëm ekonomik, si dhe për hir të ndjekjes masive prej tyre të zhvillimeve politike në vend (falë internetit të kudondodhur dhe të platformave televizive të përhapura kudo ku ka përqendrime emigrantësh shqiptarë), zgjedhësve që nuk kanë aktualisht mundësi praktike të votojnë në Shqipëri, duhet t’u krijohet lehtësia e votimit nga atje ku jetojnë.

Refoma zgjedhore që pritet eventualisht të kryhet nuk duhet t’i harrojë këta 1.6 milionë zgjedhës, siç i ka harruar deri më sot!

SHËNIM: Kur u krye Censi i 2011-ës, 2.8 milionë shtetas shqiptarë banonin në vend, nga 4.3 milionë që figuronin gjithsej në regjistrin e Gjendjes Civile. Pra 1.5 milionë (35%) shtetas shqiptarë ishin në emigracion më 2011. Aktualisht, janë në emigracion rreth 2 milionë (43.5%).  /  S.M

Të fundit

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

Lajme të tjera

Web TV