17 Tetor 1961/ Policia franceze vret qindra protestues algjerianë në Paris

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Parisit masakron më shumë se 200 algjerianë, që po marshonin në qytet në mbështetje të bisedimeve të paqes, për t’i dhënë fund luftës për pavarësinë e vendit të tyre kundër Francës.

Asokohe tensionet në kryeqytetin francez qenë në kulmin e tyre, për shkak të terroristëve algjerianë që shpërthenin vazhdimisht bomba që shënjestronin kryesisht forcat e sigurisë.

Në kundërpërgjigje, shefi i policisë së Parisit, Maurice Papon, urdhëroi një goditje ndaj komunitetit algjerian të Parisit, duke u shpjeguar oficerëve të tij se do të mbroheshin nga çdo akuzë për dhunë të tepruar.

Policia kontrolloi getot algjeriane për zbulimin e terroristëve, duke vrarë një numër algjerianësh të pafajshëm para se t’i kthenin armët e tyre mbi një grup prej 30.000 protestuesish që sfiduan gjendjen e shtetrrethimit, dhe u mblodhën pranë lumit të Senës mbrëmjen e 17 tetorit. Të nesërmen policia publikoi një deklaratë zyrtare, ku flitej për 3 persona të vdekur dhe 67 të plagosur, një shifër që përgjithësisht u hodh poshtë nga dëshmitarët okularë, që panë sesi dhjetëra trupa të pajetë pluskonin mbi Senë.

Në vitin 1981, u zbulua se Maurice Papon kishte bashkëpunuar me nazistët gjatë pushtimit gjerman të Francës, dhe kishte qenë i detyruar të jepte dorëheqjen nga posti i tij 3-vjeçar si ministër i Buxhetit në kabinetin qeveritar kolaboracionist të Vishisë. Papon, dyshohej gjithashtu se kishte ndihmuar në deportimin e qindra hebrenjve francezë në kampet naziste të vdekjes.

Pas shmangies së gjykimit për 17 vjet me rradhë, Papon u shpal fajtor për “pjesëmarrje në krimet kundër njerëzimit” në vitin 1998, dhe u dënua me 10 vjet burg. Gjatë gjykimit të tij, u shfaqën dokumente rreth masakrës së vitit 1961 në Paris, që pranonin se policët e Papon kishin vrarë shumë më tepër algjerianë se sa ishte pranuar më herët zyrtarisht.

Lexo edhe :  Mbyllje ambasadash e shkurtime fondesh për NATO-n, çfarë po planifikon DASH për Ballkanin

Kalendar

17 Tetor 1244 – Kryqëzata e Gjashtë përfundon kur një ushtri egjiptiane, thuajse e asgjëson ushtrinë franceze në Gaza.

17 Tetor 1815 – Napoleon Bonaparti mbërrin në ishullin e Shën Helenës në Atlantikun e Jugut, ku ai është dënuar të jetojë në mërgim nga Aleatët.

17 Tetor 1931- Mafiozi i njohur italo-amerikan, Al Capone, shpallet fajtor për evazion fiskal. Një javë më vonë, ai dënohet me 11 vjet burg, dhe 50 mijë dollarë gjobë.

17 Tetor 1994 – Gazetari rus, Dmitry Kholodov, vritet gjatë kohës që po hetonte korrupsionin në rradhët e ushtrisë. Vrasja e tij, i hapi rrugën një seri vrasjesh të gazetarëve në Rusi.

17 Tetor 2001 – Rehavam Ze’evi, ministër i Turizmit në Izrael, dhe themeluesi i partisë së krahut të djathtë Moledet, vritet nga një anëtar i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës.

17 Tetor 1979 – Nënë Terezës i jepet Çmimi Nobel për Paqen, për ndihmën e saj ndaj të varfërve dhe të braktisurve në Kalkuta të Indisë.

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV