Hojlund flet për krahasimet me Haaland: “Ai është sulmuesi më i mirë në botë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund, ka hedhur poshtë krahasimet me rivalin e Manchester City, Erling Haaland, duke këmbëngulur se sulmuesi norvegjez është ‘sulmuesi më i mirë në botë’.

Hojlund iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Atalanta në gusht për një shifër prej 64 milionë funteve, megjithëse kjo shifër mund të rritet në 72 milionë funte nëse plotësohen bonuset.

Për shkak të emrave të tyre të ngjashëm, gjatësisë dhe prejardhjes nga Skandinavia, Hojlund menjëherë hodhi poshtë krahasimet me Haaland.

Duke folur për median norvegjeze TV2, Hojlund shfrytëzoi rastin për të lavdëruar Haaland dhe për të hedhur poshtë debatet për ngjashmëritë midis të dyve.

“Shpresoj që një ditë të arrij nivelin e tij, por tani mendoj se është shumë herët. Erling është sulmuesi më i mirë në botë, nëse jo futbollisti më i mirë në botë. Nuk dua të krahasohem me të, por shpresoj që një ditë të mund të jem si ai”, ka thënë Hojlund fillimisht.

“Siç thashë, Erling është një lojtar i klasit botëror. Ai ka pasur disa sezone absolutisht të jashtëzakonshme. Duhet ta ndalim kur ta takojmë. Ai është një futbollist i çmendur. Mundohem të mësoj prej tij”, shtoi ai.

Pasi humbi ndeshjet e para të sezonit 2023/24 për shkak të një lëndimi në shpinë, Hojlund ka ardhur në më të mirën e tij te United javët e fundit.

Ai nuk ka shënuar ende në pesë paraqitje në Premierligë, por tashmë ka shënuar tre gola të në Ligën e Kampionëve dhe ka impresionuar me fizikun dhe lojën e tij me topin në këmbë.

Kur u pyet se sa i mirë mund të bëhej, Hojlund u përgjigj: “Nuk e di. Do të duhet ta shohim këtë. Tentoj të përmirësohem ditë pas dite dhe kohë pas kohe. Më pëlqen që ka pritshmëri tek unë. Më pëlqen”, përfundoi ai.

Të fundit

Garë monumentale, Simon Yates fiton ‘Giro d’Italia’! Kurorëzimi nësër në Romë

Simon Yates është fituesi i 'Giro d'italia' për vitin 2025, me garën që tre etapat e para i nisi...

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim teksa punonte. Sipas informacioneve paraprake,...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Lajme të tjera

Web TV