Rruga e Italisë drejt Euro 2024 është mjaft e komplikuar. Ekipi i Spalletit renditet në vendin e 3-të me 10 pikë, 3 më pak se Ukraina e vendit të dytë, por duhet theksuar faktin se ukrainasit kanë luajtur një ndeshje më shumë se Axurrët.
Italia do të përballet në ndeshjet e radhës me Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën. Në krahun tjetër, Ukraina ka vetëm një takim për të luajtur, atë me italianët.
“Unë nuk frikësohem aspak pasi besoj se do të jemi në Gjermani”, tha Spalletti, tekniku i Italisë.