20 Tetor 1982/ Tragjedia në stadiumin Luzhniki në Moskë, 66 tifozë humbin jetën

Mbrëmjen e 20 tetorit 1982, ekipi i futbollit i Spartakut të Moskës luante përballë klubit holandez Haarlem për një vend në 1/16 të Kupës Uefa. Rusët do ta fitonin atë ndeshje, dhe rezultati përfundimtar i dy ndeshjeve ishte 5-1 duke i siguruar kualifikimin për më tej, po ajo ishte edhe nata në të cilën ndodhi tragjedia më e madhe në historinë e futbollit rus.

Zyrtarisht, 66 tifozë humbën jetën të shtypur për vdekje nga turma, por disa hetime të mëvonshme dhe dëshmitarë okularë e çuan numrin e viktimave në gati 350. Kjo e bën atë ngjarjen më të rëndë në historinë e futbollit botëror, edhe më të rëndë se 318 njerëzit e vdekur në trazirat që shpërthyen në stadiumin kombëtar të Perusë në Lima në vitin 1964, apo tragjeditë që kanë prekën futbollin në Angli, në Bradford dhe Hillsborough.

Dimri i ashpër rus sapo kishte filluar, ndërsa shkallët e stadiumit ishin plot akull. Meqënëse në stadium nuk ishin të pranishëm më shumë se 15.000 tifozë të Spartakut, dhe afro 100 tifozë holandezë të skuadrës mike, autoritetet i vendosën ata vetëm në një sektor. Ky rezultoi të ishte një vendim fatal. Afër fundit të ndeshjes, kur skuadra ruse shënoi golin e 2-0, gjërat filluan të shkojnë keq në tribuna. Nëpër shkallët e rrëshqitshme filloi të kishte rrëzime tifozësh; dhe në një moment të gjithë ranë mbi të gjithë. Ishte si një efekt domino.

Kalendar

20 Tetor 1944 – Dy depozita të gazit të lëngshëm shpërthejnë në Klivlend të Ohajos në SHBA, duke vrarë 130 njerëz dhe plagosur 250 të tjerë. Flaka gjigante shkoi deri në 2.500 metra lartësi. Çdo gjë në një rreze prej 800 metrash u shkatërrua plotësisht. Shpërthimi rrënoi 2 fabrika, 79 shtëpi në zonën përreth, dhe më shumë se 200 automjete. Fatura e përgjithshme e dëmeve, i tejkaloi 10 milionë dollarë me kursin e kohës.

Lexo edhe :  Samit për Gazën në Doha, Emiri i Katarit kritika të ashpra Izraelit

20 Tetor 1097 – Nis rrethim i Antiokisë, qytetit bizantin të zotëruar nga myslimanët gjatë Kryqëzatës së Parë të viteve 1097-1098. Rrethimi zgjati gati 8 muaj, gjatë të cilave kryqtarët u detyruan të përballeshin dy ushtri të mëdha myslimane. Antiokia ishte aq e madhe, saqë kryqtarët nuk kishin trupa të mjaftueshme për ta rrethuar atë plotësisht, dhe për rrjedhojë ajo qenë gjendje të qëndronte pjesërisht e furnizuar nga jashtë.

20 Tetor 1827 – Gjatë Luftës Greke për Pavarësi, një armatë e kombinuar turke dhe egjiptiane shkatërrohet nga një forcë detare aleate britanike, franceze dhe ruse në Betejën e Navarinos. Në vitin 1821, kryengritjet e para nacionaliste nga ana e grekëve kundër pushtuesve turq, shkaktuan një valë simpatie në Britani dhe Francë, traditat kulturore të të cilave ruanin respekt për vlerat antike helene.

20 Tetor 480 P.E.S – Grekët mundin ushtrinë persiane në betejën detare të Salaminës.

20 Tetor 1941 – Ushtarët gjermanë vrasin më shumë se 2.700 civilë serbë në Kragujevac, gjatë një operacioni ndëshkimor për sulmin kryengritës në Gornji Milanovac, që shkaktoi vdekjen e 10 ushtarëve gjermanë dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

20 Tetor 1945 – Egjipti, Siria, Iraku dhe Libani formojnë Lidhjen Arabe, për të qenë një front i bashkuar kundër krijimit të një shteti hebre në Palestinë.