Çfarë është “Captagon”, droga që përdorin luftëtarët e Hamasit, ja efektet që sjell

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luftrat e vazhdueshme duket se e kanë kthyer Lindjen e Mesme në një “parajsë” për trafikantët e drogës, të cilët po gjejnë një treg me kërkesë të lartë për të shitur “mallin” e tyre.

Njësitë siriane te antidrogës kanë njoftuar se kanë sekuestruar një sasi rekord prej 2.3 tonësh captagon, një lende narkotike e familjes së amfetaminës, e ngjashme me kokainën por me cilësi më të ulët.

Sipas autoriteteve izraelite, luftëtarët e Hamasit e kanë përdorur këtë substancë për të rritur forcën e tyre dhe adrenalinën, kur kryenin sulmet në Rripin e Gazës.

Faqja izraelite e lajmeve, Channel 12, raportoi se pilula Captagon u sekuestruan nga të burgosurit e Hamasit dhe u gjetën me trupat e luftëtarëve të vdekur.  Ata pretendojnë se disa nga terroristët e kishin marrë drogën për të ‘kryer vrasje çnjerëzore’ gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael.

E përshkruar ndryshe si “droga e Xhihadit”, captagoni është popullor në Lindjen e Mesme dhe i përhapur sidomos në zonat e shkatërruara nga lufta siç është Siria, ku konflikti ka nxitur kërkesën dhe ka krijuar mundësi të mëdha për prodhuesit.

Ne fillim, prodhimi i kësaj droge ishte fokusuar në Liban, ku Shteti Islamik e shiste masivisht për të financuar aktivitetet e tij. Captagoni u pagëzua si “droga e Xhihadit” pasi u gjet në bazat e militantëve, përfshirë dhe atë të përdorur nga islamistët që vranë 90 vetë në teatrin Bataclan të Parisit, në vitin 2015.

Korrikun e dy viteve më parë, autoritetet italiane njoftuan se kishin kapur 14 tonë pilula amfetaminash që mbërrinin një vlerë tregu prej 1 miliardë dollarë e që vinin nga Siria. Ky u përshkrua atëherë si operacioni më i madh i këtij lloji në botë./ S.M

Të fundit

Qytetari sherr me pronaren e lokalit për zaptimin e hapësirës publike, i heq karriget!

Sherri mes banorit dhe pronares së një lokali për zaptimin e hapësirës publike, përfundon me procedimin penal të të...

Lapaj humb mandatin (dhe fytyrën)/ Gjikondi: Debat i shëmtuar mes të rinjve

Juristja Brizida Gjikondi komentoi përplasjen dhe debatin mes Adritik Lapajt dhe Endri Shabanit. Gjikondi u shpreh se i njeh të dy personazhet, ndërsa e cilësoi...

Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma nxjerr në shitje mbrojtësin e Kombëtares

Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi 35 ndeshje në Spanjë, titullar...

Alarmi: Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të zhvendosen, kanë...

Misteret që nuk dihen ende/ Çfarë dimë deri më tani për dosjet Epstein?

Fjalët “dosjet Epstein” e kanë përndjekur administratën Trump për javë të tëra, ndërsa ajo përballet me një krizë në rritje që rrjedh nga krimet...

Lajme të tjera

Web TV