Wayne Rooney paralajmëron Bellingham-in: “Një ndeshje e keqe dhe ata ju sulmojnë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-lojtari e Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, ka folur së fundmi rreth formës aktuale të Jude Bellingham me fanellën e Real Madridit, ku ka shfrytëzuar mundësinë që t’i jap bashkëkombasit të tij edhe disa këshilla.

“Ai është në një formë shumë të mirë. Aktualisht, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Sipas mendimit tim, ai do të jetë kapiteni i ardhshëm i Anglisë. Jam shumë i impresionuar me mënyrën se si flet, se si luan. Ai tashmë është një lider në moshën 20-vjeçare”, ka thënë Rooney për mediat ndërsa u prezantua si trajneri i ri i Birminghamit.

Mirëpo, Rooney bëri me dije se do të vijë koha kur Bellingham do të pësoi një rënie në formë dhe kërkoi që të gjithë të jenë aty për ta mbështetur atë në ato momente.

Bellingham do të ketë një rënie dhe është e rëndësishme që ne të mos e ‘vrasim’ atë kur të ndodhë ajo. Do të kalojë. Jude ka potencialin të jetë një nga më të mirët nëse vazhdon siç është. Por ne duhet të mbështesim atë.

“Është e vështirë për çdo lojtar kur keni një rënie në formë ose një problem jashtë fushës. Është e vështirë të ndaloni zhurmën. Ju luani për Real Madridin. Një ndeshje e keqe dhe ata ju sulmojnë,” u shpreh 37-vjeçari.

Bellingham po kalon formën më të mirë të karrierës së tij, teksa e ka nisur aventurën e re me Real Madridin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai ka qenë protagonist kryesor në shumë ndeshje të “Los Blancos” dhe falë paraqitjeve të tij mund të themi se ata qëndrojnë në krye të tabelës së La Ligas.

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV