Dramatike/ Mbi 4300 viktima, lagje të tëra të sheshuara, dalin fotot nga Gaza nën hi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
    

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën  4,385 njerëz janë vrarë në Rrip që nga 7 tetori kur nisi konflikti Izrael-Palestinë.

Tragj është fakti që 1756 të vrarë janë fëmijë.

Sakaq, imazhet e publikuara nga BBC tregojnë ndikimin e sulmeve ajtore në lagjen Al Zahra të Gazës, të enjten mbrëma.

Një sipërfaqe e madhe e lagjes, e përbërë nga rreth 25 kulla banimi, është shkatërruar.

Izraeli u tha të gjithë civilëve që jetonin në veri të luginës së lumit Ëadi  në Gaza të evakuoheshin brenda 24 orësh një javë më parë.

Banorët e Al Zahra, e cila ndodhet në jug të qytetit të Gazës, “zbatuan” urdhrin, dhe qindra mijëra njerëz u larguan drejt qyteteve jugore si Khan Younis.

Ata që mbetën në Al Zahra morën mesazhe paralajmëruese izraelite përpara sulmeve, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

BBC ka konfirmuar se këto fotografi janë bërë në lagjen Al Zahra duke krahasuar paraqitjen e ndërtesave me imazhet satelitore të mëparshme.

Fotot satelitore të marra të enjten tregojnë gjithashtu këto kulla në këmbë, duke konfirmuar se ato u shkatërruan midis të enjtes mbrëma dhe mëngjesit të së premtes.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të premten se kishin sulmuar “mbi 100 objektiva operacionale të organizatave terroriste në Rripin e Gazës” gjatë natës së të enjtes, 19 tetor.

BBC i ka kërkuar IDF-së koment mbi atë që ishte shënjestruar konkretisht në Al Zahra, por ende nuk ka marrë një përgjigje./e.t

Të fundit

Mungojnë 130 mijë fletë votimi? KQZ i kthen përgjigjen finale PD-së

Partia Demokratike i është drejtuar sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për parlamentaret e 11 majit. Sipas kërkesës së siguruar nga...

“Rama fiton sepse përballë ka Berishën. Saliu nuk e merr kurrë pushtetin”

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar situatën politike në vend. I ftuar në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, ai tha se prania e Sali...

“Do jap 99% të pasurisë për Afrikën!” Bill Gates fal 200 miliardë dollarë

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do të shpenzohet gjatë 20...

Profesori që shënjestroi vajzën e Melonit tenton të vetëvritet

Mësuesi i arsimit të mesëm italian Stefano Anteo, i cili ditët e fundit kishte postuar një mesazh ekstrem në internet duke shigjetuar vajzën e...

Rikthim pas 6-vitesh, Isco: “Fëmijët e mi janë më të emocionuar për Yamal sesa për mua”

Isco Alarcon është një nga emrat më të spikatur në skuadrën e Spanjës dhe ka zgjedhur të veshë fanellën me numër 22. Është i njëjti numër...

Lajme të tjera

Web TV