OBSH: Karburanti po mbaron, do të vdesin qindra pacientë! Jemi drejt kolapsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk është në gjendje të shpërndajë karburant dhe furnizime shëndetësore në spitalet kryesore në veri të Gazës, për shkak të mungesës së garancive të sigurisë.

OBSH gjithashtu bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lejuar shpërndarjen e furnizimeve shëndetësore të nevojshme, duke theksuar se nga mungesa e karburantit qindra pacientë do të vdesin.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar gjithashtu Izraelit që të lejojë kalimin e ndihmave në Gaza, por duket se ka pak perspektivë për armëpushim së shpejti. Më herët sot, OBSH tha se pothuajse dy të tretat e objekteve shëndetësore në Gaza janë jashtë shërbimit.

Dhe ndërsa bombardimet ndëshkuese vazhdojnë, fluksi i të plagosurve rritet. Mjekët thonë se nuk kanë ku të shkojnë tjetër dhe asnjë mënyrë të sigurt për t’i zhvendosur.

Qindra kamionë po presin përgjatë anës egjiptiane të kufirit. Por, përpjekjet diplomatike për të hapur një korridor të vazhdueshëm humanitar kanë dështuar dhe tani nuk ka më kohë për debat./e.t

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV