Akuzat nga SPAK/ Berisha ‘betohet’: Nuk më detyrojnë dot të tërhiqem!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa sot GJKKO pret që ta marrë sot në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në një konferencë për mediat.

Berisha ka deklaruar se shpifjet, trillimet dhe falsitetet nuk mund ta detyrojnë atë kurrë të tërhiqet, duke iu referuar akuzave të drejtësisë ndaj tij për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha thotë se nëse një familjar i tiji ka përfituar nga ligjet e miratuara asokohe, atëherë ai merr përgjegjësi të plotë.

“E kam thënë dhe e them, kur nja fakt i vetëm të paraqitet, unë marr çdo vendim, por të garantoj se me falsitetet, trillime, shpifje, kurrë nuk mund të ketë gjë që të detyrojë të tërhiqet Sali Berisha.

Qindra mijëra shqiptarë kanë përfituar nga ato reforma dhe jam krenar për to sepse transformova çështjen e pronësisë.

Nëse një familjar i imi ka përfituar një metër katror në kundërshtim me ligjin, atëherë unë jam përgjegjës”, tha Berisha./   S.M

Të fundit

Aksident në aksin Shkodër-Muriqan, makina përfundon në kanal

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Sipas...

Me duar dhe këmbë të lidhura, në brigjet spanjolle gjenden 5 trupa

Policia spanjolle ka nisur një hetim të thellë pas zbulimit të trupave të lidhura në det, që dyshohet të jenë migrantë të cilët po...

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet nga New York Times, duke...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Lajme të tjera

Web TV