Prekëse/ 4 vjeçari humb jetën duke shpëtuar motrën dhe vëllain nga zjarri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 4-vjeçar i cili u përpoq të mbronte vëllanë dhe motrat e tij nga flakët, ka humbur jetën në spital. Isaac McGregor ishte duke luajtur në një kopsht në shtëpinë e tij në Melburn, Australi, të shtunën me vëllain e tij Saige, tre vjeç, motrën 18-muajshe Ashlynn dhe motrën më të madhe 6-vjeç, kur një divan mori flakë.

Nëna Jasmine Beck, 26 vjeç, u përpoq të shpëtonte fëmijët, në momentin kur pa Isaac të përdorte trupin e tij, për të mbrojtur vëllanë dhe motrën e tij më të vegjël nga zjarri.

Por fatkeqësisht Saige dhe Ashlynn u shpallën të vdekur në vendngjarje. Isaac u dërgua në spital me motrën e tij më të madhe Mavis, gjashtë vjeçe. Të dy fëmijët pësuan djegie të rënda, duke mbuluar rreth 80% të trupit të tyre. Mavis vazhdon të jetë në spital.

Një faqen GoFundMeu  konfirmua se Isaac hapi krahët dhe tentoi të mbronte motrën dhe vëllanë e tij. Babai i fëmijëve Kane McGregor disa orë para se Isaac të vdiste, u shpreh se ishte shumë krenar për djalin e tij.

Nëna shpjegon se u përpoq të lëvizte divanin, dhe shpëtoi fillimisht Mavis, Isaac kishte vendosur mbrapa vetes vëllain e motrën tjetër të vogël, në mënyrë që të mos digjeshin. Ai qëndroi aty derisa vdiq.

Policia e Victoria tha se detektivët nga Skuadra e Zjarrvënësve dhe Eksplozivëve po hetonin incidentin, por ata po e trajtojnë atë si jo të dyshimtë.

Inspektorja Emma Bartel tha se fqinjët u përpoqën t’i shpëtonin fëmijët përpara se të arrinin shërbimet e urgjencës./I.S

Të fundit

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Lajme të tjera

Web TV