Eklipsi hënor/ Tre shenjat e e Horoskopit që do të kenë vendime të vështira dashurie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e nesërme shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme astrologjike të vitit. Ky është eklipsi hënor në boshtin Demi-Akrep, i cili do të mbahet mend për mjaft kohë.

Ne tashmë e dimë se eklipset simbolizojnë ndryshimet përfundimtare. Mbyllja e një cikli dhe hapja e një të riu. Është koha ideale për të mbyllur situatat për mirë, për të lënë marrëdhëniet toksike dhe për t’u larguar nga njerëzit që nuk na favorizojnë.

Pra, ne e kuptojmë se është një periudhë në të cilën jemi të thirrur të marrim vendime të vështira në çështjet tona romantike dhe financiare dhe të bëjmë ndryshime për mirë. Eklipsi Hënor- Hëna e Plotë formon një lidhje me Jupiterin, planetin e fatit, tepricës dhe zgjerimit, kështu që mund të zmadhojë disi problemet që ekzistojnë tashmë ose emocionet dhe reagimet tona mund të ekzagjerohen.

Gjithashtu, eklipsi është në kundërshtim me Merkurin dhe Marsin në lidhje me Akrepin dhe fjalët dhe veprimet tuaja do të kenë një ndikim të madh, ndaj duhet të llogarisim çdo fjalë sepse do të ketë peshë të veçantë. Është mirë të mos bëni lojëra me fjalët dhe emocionet, të mos i çoni gjërat në ekstreme dhe të mos dramatizoni situatat, sepse gjërat mund të marrin një rrjedhë shumë të keqe. Zgjidhni betejat tuaja me mençuri dhe mbani mend se shpesh mënyra më e mirë e veprimit nuk është të reagoni, por të distancoheni dhe të largoheni.

Çështja është të mos jemi kokëfortë dhe impulsivë, sepse problemet do t’i krijojmë vetë. Së fundi, në periudhën e ardhshme mund të zbulohen sekrete apo tentativa manipulimi nga persona me autoritet.

Demat, Luanët dhe Akrepat, duhet të tregojnë vëmendjen më të madhe, pasi janë ata që e pranojnë më fort ndikimin e këtij eklipsi të veçantë./I.S

Të fundit

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

“Një bombë është vendosur, do shpërthejë”/ Sekretari i Kuvendit zbulon mesazhin kërcënues

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, e ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai nuk...

Lajme të tjera

Web TV