Nën hetim nga SPAK për aferën “Partizani”, grupimi i Berishës bën lëvizjen urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupimi i Sali Berishës mbledh pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, vendim i cili vjen pas mbledhjes së kryesisë së partisë. Në mbledhje do të diskutohet për mënyrën se si do të reagohet pas akuzave.

“Të nderuar anëtare të Këshillit Kombëtar, ditën e premte dt 27 tetor, ora 18.00 në selinë e PD do të mblidhemi për të diskutuar situatën politike dhe hapat që do të ndërmarrim në vazhdim”- thuhej në njoftimin e dhënë dy ditë më parë.

Në një lidhje nga Partia Demokratike, gazetari Osman Stafa bën me dije se anëtarët e Kryesisë apo edhe të Këshillit Kombëtar kanë ide të ndryshme të reagimit pas ngritjes së akuzave nga Prokuroria e Posaçme kundër Sali Berishës në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Gazetari sqaron se një pjesë e tyre pretendojnë se nuk është duke u luftuar Sali Berisha por Partia Demokratike në tërësi. Berisha do të flasë me anëtarët e Këshillit Kombëtar me aksionin që pritet të nisë. Gazetari sqaron se bëhet fjalë për “një foltore” numër dy, pra një dialog me shqiptarët.

Për privatizimit e kompleksit Partizani, ndaj Berishës, Gjykata ka caktuar detyrim paraqitje dy herë në muaj para oficerit të Policisë Gjyqësore dhe bllokimin e pasaportës për të mos dalë nga vendi. Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi./e.t

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV