Shkencëtarët zbulojnë panoramën e fshehur nën akullin e Antarktidës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një panoramë me kodra e lugina të gdhendura mes akujve nga lumenj të lashtë, me masë thuajse sa Belgjika e sotme, janë zbuluar nën akullin e kontinentit të mistershëm të Antarktidës.
Zonat që besohen se kishin mbetur të fshehura prej dhjetra miliona vjetësh po ekspozohen së fundmi sipas studiuesve britanikë e amerikanë prej ngrohjes së motit.

“Është një panoramë mbi të cilën nuk ka hedhur askush sytë më parë,” tha prof. Stewart Jamieson, i Universitetit Durham dhe drejtues i studimit.

Zona që shtrihet në rreth 32,000 km katrorë besohet se ka qenë më parë e mbushur me pemë, pyje e ndoshta dhe kafshë.

Por kur erdhi koha e akullit, ajo mbeti “e ngrirë në kohë”, thotë Jamieson.

“Ajo që është emocionuese është fakti që nuk është zbuluar më parë dhe kishte mbetur si të thuash e fshehur, por në dukje të plotë”.

Ai shtonte se nuk ishin përdorur të dhëna të reja për gjetjen e saj por vetëm një qasje e re studimi.

Mënyra për të parë poshtë akullit ishte ajo e fluturimit me një avion që dërgon valë radio në akull dhe analizimi i jehonës së tyre, në teknikën e quajtur radio-eko.

Por të bësh këtë është një sfidë serioze pasi Antarktika është më e madhe se kontinenti Evropës.

Kërkuesit përdorën dhe imazhet ekzistuese satelitore për të hartuar relievin e panoramës rreth 3 km poshtë tyre, tha, Jamieson sipas rrjetit britanik The Guardian.

Ai shton se sipërfaqja e valëzuar e akullit harkohet butë mbi këto tipare të fshehura, shton profesori.

Kombinimi i këtyre me të dhënat e radio-ekos plotësonte imazhin e panoramës natyrore me lugina të thella, kodra e lumenj të ngjashëm me ato në sipërfaqen e tokës.

Lexo edhe :  Cila do të jetë marrëveshja Trump-Putin në Alaskë?

“Ishte pak a shumë si të shikoje jashtë nga dritarja e një avioni”, tha Jamieson duke krahasuar panoramën me atë të Snowdonia në Uells.

Studimi u publikua një ditë pasi shkencëtarët paralajmëronin se shkrirja e akujve mund të përshpejtohet në dekadat në vijim./E.Ç

Të fundit

Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

Nga Ben Andoni Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe...

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin...

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla, në këmbim të paqes në...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

Lajme të tjera

Web TV