Richard Moll u bë i famshëm me rolin Bull Shannon në “Night Court” nga 1984 deri në 1992.
SHBA- Riçard Moll, aktori i njohur amerikan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare në fillim të kësaj jave në shtëpinë e tij në Big Bear Lake në Kaliforni. Familjarët nuk zbuluan asnjë detaj lidhur me arsyet e vdekjes, raportojnë mediat e huaja.
Moll u nominua për çmimin Saturn për filmin horror “House” të vitit 1985. Ai luajti rolin e Harvey Dent/Two-Face në “Aventurat e Batman & Robin”, si dhe Scorpion në “Spider-Man: The Animated Series”. Ai gjithashtu pati pjesë në “The Flintstones”, “Jingle All the Way”, “Casper Meets Wendy” dhe “Scary Movie 2”.
Richard Moll u bë i famshëm me rolin Bull Shannon në “Night Court” nga 1984 deri në 1992. Ai luajti së bashku me Harry Anderson dhe John Larroquette. Paraqitjet e tij të tjera televizive përfshinin “Sabrina, magjistarja adoleshente”, “7th Heaven” dhe “Smallville”. Pasi u shfaq në filmin horror “Nightmare Man” në 2006, ai luajti në “Thomas Kinkade’s Christmas Cottage” përkrah Peter O’Toole, Marcia Gay Harden dhe Ed Asner dhe më vonë u shfaq në “Cold Case” dhe “Anger Management”. Ai gjithashtu u shfaq në filma të krijuar për televizion, duke përfshirë “No Place Like Home” dhe “The Headless Horseman”./I.S