“SPAK duhet mbështetur”/ Deputeti gjerman: Nuk takoj Berishën se ka akuza të rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, Gunther Krichbaum ndodhet në Tiranë, ku ndër të tjera komentoi edhe hetimin e SPAK ndaj Berishës.

Në një konferencë për mediat, Krichbaum vlerësoi se SPAK po bën punën e tij, dhe se nuk duhet sulmuar.

“Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk mbron deputetin, por punën e parlamentit. në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imuniteti. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet.

Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje.

Akuzat duhet të jenë të fortë. Këtu bëhet fjalë për prona të sekuestruara, më parë SHBA e ka shpallur non grata.Përpara se unë të takohem me njerëz (Berishën) do të deshiroja që të mos kishim asnjë lloj akuze konkrete. Bëhet fjalë për akuza penale.

Une jam jurist dhe parimet e një shteti ligjor për mua janë pjesë e një organizimi të një partie.” u shpreh ai./   S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Lajme të tjera

Web TV