Formacionet zyrtare të derbit Manchester United-Manchester City

Manchester United do të përballet me Manchester Cityn në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e futbollit anglez.

Djajtë e Kuq janë presin kampionët në fuqi, teksa kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive.

United ka dy fitore në dy ndeshjet e fundit dhe kërkon tre pikët për të vazhduar ngjitjen në renditje.

Ndërkohë Citizens synojnë të marrin tre pikët nga kjo përballje në mënyrë që të mos lejojnë shkëputjen e Tottenham dhe Arsenal në krye të tabelës.

Formacionet zyrtare:

Man Utd: Onana, Dalot, Lindelof, Maguire, Evans, McTominay, Amrabat, B.Fernandes, Eriksen, Hojlund, Rashford.

Man City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Gvardiol, Rodrigo, Bernardo, Foden, Grealish, Alvarez, Haaland.