Ku ndodhet birraria më e vjetër në botë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Egjipti nuk pushon së mahnituri dhe zbuluar mrekullitë e tij botës: pas zbulimit të fundit të thesareve të reja në nekropolin e Saqqara dhe mumiet me gjuhë të artë në Aleksandri, tani është qyteti i Abydos, ku qëndron një vend antik, që sjell objekte të reja historike përsëri në dritë.

Një ekip i përbashkët i arkeologëve amerikanë dhe egjiptianë kanë zbuluar atë që besohet të jetë “birraria më e vjetër me prodhim të lartë në botë”, që daton nga mbi 5000 vjet më parë, kur Narmer sundoi rajonin, sipas një njoftimi në Twitter nga Ministria e Turizmit e Egjiptit.

Disa arkeologë britanikë tashmë kishin zbuluar ekzistencën e fabrikës së birrës në fillim të shekullit të 20-të, por askush deri më sot nuk e dinte vendndodhjen e tij të saktë.

Fabrika e birrës ishte e ndarë në tetë dhoma të mëdha, secila njëzet metra e gjatë dhe përmbante 40 kontejnerë terrakote të rregulluar në dy rreshta.

Në këtë fabrikë birre rudimentare, pija alkoolike prodhohej duke përzier ujë dhe drithëra dhe duke ngrohur lëngun e marrë në kontejnerë.

Zbulimi i kësaj birre të lashtë magjeps, por nuk i habit ekspertët, të cilët kanë qenë prej kohësh të vetëdijshëm për faktin se Egjipti i Lashtë ishte një prodhues i birrës: në 2015, Autoriteti Izraelit i Antikiteteve njoftoi zbulimin në Tel Aviv të fragmenteve të qeramikës së përdorur nga egjiptianët e lashtë për të prodhuar birrë dhe datojnë që nga 5000 vjet më parë.

Ishte një pije për të gjithë, e cila konsumohej çdo ditë: siç lexojmë në blogun e Muzeut Britanik në Londër, birra ishte thelbësore për punëtorët, siç ishin ata që përfshiheshin në ndërtimin e piramidave të Gizës, të cilët kishin të drejtë për dhjetë gota një ditë secili.

Ministria Egjiptiane e Turizmit shpreson edhe një herë që ky zbulim i ri do të ndihmojë turizmin të rifillojë, pas një viti të vështirë 2020 prej pandemisë CoViD-19. / Përshtatur nga Focus.it

Të fundit

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës....

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Lajme të tjera

Web TV