“Nuk jam Frroku, jam Gjini,” deputetët ngatërrohen në Komisionin e Ekonomisë

Komisioni i Ekonomisë nuk i ka shpëtuar dot efektit që la pas arrestimi i ish-deputetit Mark Frroku. Ky i fundit përfundoi pas hekurave pas një sherri për një çështje pronësie në Kepin e Rodonit.

Ditën e sotme kryetari i komisionit, Eduart Shalsi teksa po prezantonte pikën e dytë të rendit të ditës, i është drejtuar gabimisht deputetit të PS, Frrok Gjinit, me mbiemrin e Mark Frrokut.

Deputeti Frrok Gjini e ka korriguar menjëherë duke i thënë se ai është Gjini jo Frroku.

Pjesë nga debati

Shalsi: Kjo është një iniciativë që shoh… ka shumë kohë. E kemi diskutuar këtë iniciativë, por nuk kemi votuar

Gjini: Deri në 2022 o vëlla

Shalsi: E kemi diskutuar në komsionin, por nuk kemi marrë një vendim zoti Frroku

Gjini: Nuk jam Frroku, jam Gjini.

Shalsi: Gjini

Gjini: Frroku është në burg

Shalsi: Frrok Gjini pra/    S.M