A do t’i futet politikës? Ja si përgjigjet Argita Malltezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi, në një intervistë për emisionin “Top Story” u pyet edhe nëse ka në plan që tashmë të futet vetë në politike, por e refuzoi këtë.

Jo. Betejën politike e bën Sali Berisha dhe them se shkëlqen në atë që bën. Unë nuk kam ndonjë plan të fshehtë për t’u futur në politikë. Unë kam zgjedhur me vetëdije këtë rrugë. unë nuk kam asnjë plan për të hyrë në politikë. Jam pjesë e PD-së dhe vlerave që ajo përfaqëson”, tha Malltezi.

Ajo u pyet edhe për Lulzim Bashën dhe versionin se ishte ajo që e ndihmoi të hynte në politikë.

Nuk e kam sjellë unë në politikë. Kjo është gënjeshtër. Në 2005-ën ai ka pasur një ofertë tjetër politike. Ka qenë rrethi im shoqëror, kjo është e vërtetë dhe mua më ka kërkuar vetëm një gjë që të takonte Sali Berishën. Për këtë e kam ndihmuar, por unë nuk e dija për çfarë ai donte që ta takonte Berishën.

Unë nuk sugjeroja njerëz tek Berisha sepse nuk kam dashur kurrë që t’i jap kosto Berishës me njerëzit që do t’i sugjeroja unë. A më ka zhgënjyer Basha? Kjo është pyetje retorike. Një Marine le Pen shqiptare? Unë vlerësoj që e dhashë përgjigjen për këtë”, tha Argita Malltezi./   S.M

Të fundit

Letoni-Shqipëri/ Njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

Pas barazimit pa gola në Tiranë përballë Serbisë, Shqipëria bëhet gati për ndeshjen e radhës kundër Letonisë e vlefshme...

Ndërron jetë Bujar Bukoshi, ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil

Mediat në Kosovë njoftojnë se është ndarë nga jeta dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të...

Rama: Do sjellim “The Globe Soccer Awards” në Tiranë, t’ja japim këtu çmimin Yamal-it

Edi Rama i është rikthyer sërish ditën e sotme rubrikës së tij “Sy më sy”, pas zgjedhjeve të 11 Majit, jo për të dhënë...

Rama thumbon opozitën/ Shikoni në çfarë derexheje mendore janë katandisur ata

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer komunikimet e tij të drejtpërdrejta me ndjekësit në rrjetet sociale, përmes rubrikës “Sy m’Sy”, e cila u shfaq fillimisht...

“Lajme të mira nga fronti i Negociatave”, Rama: Kalendari i punëve të mandatit të katërt

Kryeministri Edi Rama i rikthehet rubrikës “Sy m’sy” pas zgjedhjeve të 11 majit, këtë herë si fitues i një mandati të katërt historik për...

Lajme të tjera

Web TV