”S’na ka votuar populli të hamë gjela deti”/Paralajmërimi i Korreshit: Grevë urie dhe..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimet e dhunës së vazhdueshme të kartonëve të mazhorancës ndaj opozitës, por edhe reagimin opozitar.

Deputeti demokrat paralajmëroi edhe hyrjen e ligjvënësve në grevë urie.

Protesta do përshkallëzohet. Pa e përjashtuar grevën e urisë,” tha Korreshi, duke shtuar se: “Nuk na ka votuar populli të hamë gjela deti”. 

“Do të anulohet parlamenti. Deri me 22 nëntor e kanë shtyrë. Gjithë këtë periudhë nuk do kemi mundësi as të flasim për probleme, për çfarë ndodh, për hajdutërinë, për makutërinë, por do të flasim direkt për buxhetin e shtetit. Pra çdo gjë do neutralizohet në parlamentin shqiptar. Nuk do kenë mundësi deputetët, nuk do kenë mundësi deputetët e opozitës që të flasin”– shtoi ai më tej.

Kjo shtyrja e bën të pamundur edhe diskutimet për buxhetin?

Korreshi: Këto i ka përjashtuar që ne të mos bëjmë debate ne komisione. Nuk mund te këtë parlament të rregullt kur nuk ka komisione të rregullta. Vetë kryetarja e Komisionit të Ligjeve është e para si Sekretare e Sekretariatit të Etikës që dhunon ligjin, që nuk respekton ligjin dhe ka dënuar, për agjitacion e propagandë kolegët, kjo bëhet e turpshme.

Demokracia përfaqësuese në çfarë kushtesh është?

Korreshi: Jemi në kushtet e një diktature. Ju them çfarë ligjesh që janë shkelur. Deputetët kanë zgjedhur kreun i grupit Gazment Bardhin, Kjo është abc-ja e krejt nisjes e këtyre problemeve. E dyta që është thelbësore e kërkesave tona është heqja e asaj të drejte që ka opozita për ngritjen  e komisioneve hetimore.

E ka përcaktuar Kushtetuta, nuk po na bëjnë ndonjë qokë ata. Duhet të firmosin një e katërta e deputetëve, ne që e kemi kërkuar kemi qenë 42 veta. Ndoshta kjo ka prishur balancat. Kemi kërkuar për Portin e Durrësit, skandalin McGonigal etj…./   S.M

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV