Analisti plas ‘bombëm’: Meta do tradhtojë Berishën për PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ben Andoni gjatë një interviste televizive ka komentuar hetimet e SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe fletë-thirrjen e përfolur për Ilir Metën.

Andoni tha se dyshon që drejtësia t’i shkojë deri në fund hetimeve për Berishën apo për Metën, ndërsa theksoi se ky i fundit gjatë kohës që ka qenë President mund të ketë fshirë një sërë dosjesh që mund ta implikojnë.

Ndërkohë theksoi se Meta mund të rikthehet sërish në PS dhe të tradhtojë Berishën.

“Dyshoj që një çështje drejtësie e kopsitur si duhet të shkojë deri në fund për Berishën. Shikoni ç’po ndodh me çështjen Gërdeci.

Berishizmi është i gjallë, njerëzit e PD mbahen me Berishizmin pa Berishë tamam, nuk janë të zotët të nxjerrin një figurë të re. Gjatë kohës që Meta ka qenë president, besoj ka pasur mundësi të rregullojë dokumentacione për të cilat përflitet, për të mbyllur çështje.

Një pjesë e njerëzve që kanë marrë pjesë në drejtësi ose komisione hetimore tek ne mbajnë turpet më të mëdha, me mungesë të integritetit. Nuk besoj se për Metën do ketë pasoja të mëdha.

Nëse grupi i Rithemelimit vazhdon kështu, patjetër që do jetë faktor. Sa më shumë të bien kreditetet e PS, nuk është çudi që Meta të shkojë në familjen e vetë”, tha Andoni./   S.M

Të fundit

Për pushime në Shqipëri, mbi 300 mijë shqiptarë të Kosovës hynë nga Morina në dy javë

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re...

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja?

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara si Kapri, San Trope’, Mikonos...

Ilir Meta u dogj se s’pranoi të dorëzohej si Fatos Nano, do zhduket nga politika!

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako vjen me një intervistë që ndez sërish debatin mbi prapaskenat e pushtetit dhe lojërat globale që, sipas...

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po i sjell përfitime rekord kompanisë...

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor...

Lajme të tjera

Web TV