FOTO/ Ditë zie për vdekjen e ish-kryeministrit, Kina ul flamurin në gjysmështizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e papritur e ish-kryeministrit të Kinës, Li Keqiang, ka trishtuar gjithë popullin kinez, të cilët shprehën pikëllimin e tyre edhe në rrjetet sociale gjatë ceremonisë së djegies së trupit të tij. Po ashtu sot, flamuri kombëtar i Kinës u ul në gjysmështizë në sheshin Tiananmen të Pekinit.

Li Keqiang, ishte i njohur si “kryeministri i popullit” për udhëheqjen e tij me “këmbë në tokë dhe aktive”. Ai ishte një ish-ekonomist dhe lider reformist, i cili shërbeu 10 vjet si kryeministër përpara se të jepte dorëheqjen në mars, vdiq nga një atak në zemër të dielën e kaluar në Shangai. Ai humbi jetën në moshë 68-vjeçare.

Funerali I Li u mbajt në varrezat e Pekinit ku prehen zyrtarë të lartë dhe heronj kombëtarë. Presidenti Xi Jinping dhe gruaja e tij, së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, krye organi i Partisë Komuniste Kineze të pushtetit, si dhe zëvendëspresidenti i vendit Han Zheng, bënë nderimet e fundit, raporton CNN.

Zyrtarët qëndruan në heshtje dhe u përkulën tre herë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua. Ish-presidenti Hu Jintao dërgoi një kurorë për të shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Li, sipas New China.

Mesazhet për kryeministrin e ndjerë vërshuan platformat e mediave sociale ndërsa qytetarët kinezë vajtuan vdekjen e tij.

“Megjithëse Li nuk ishte një figurë historike apo politike me arritje të tilla të larta, ai u ofroi njerëzve një mundësi për të shprehur pakënaqësinë e tyre”, tha Zhang, i cili studioi në Universitetin prestigjioz të Pekinit me Li në fund të viteve 1970 pas përfundimit të Revolucionit Kulturor të Maos.

Gjitjhashtu ai shtoi se “në një epokë ku e vërteta është e heshtur dhe e rreme, mbizotërojnë deklaratat e mëdha dhe boshe, parimet bazë që Li Keqiang u përmbahet janë bërë gjëra shumë të çmuara. Mjaftojnë një shfaqje e ndërgjegjes elementare, disa fjalë të sinqerta për të përshëndetur publikun. Ai pasqyron zemërimin, dëshpërimin dhe pakënaqësinë e njerëzve me realitetin, i cili është projektuar e gjitha tek Li,” tha ai./E.T

Lexo edhe :  Izraelitët kanë bllokuar gjithçka/ 400 viktima në një muaj nga mungesa e ushqimit në Gaza

 

Të fundit

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare...

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në një automjet të mbyllur në...

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Lajme të tjera

Web TV