Projektbuxheti 2024/ Bashkitë marrin 360 mln euro transfertë, ja si do të ndahen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afro 360 milionë euro ose 36.5 miliardë lekë është vlera e transfertës e pakushtëzuar që do të shkojë si mbështetje nga buxheti i shtetit për bashkitë për vitin që vjen.

Në relacionin e projektbuxhetit 2024 thuhet se transferta e pakushtëzuar për vitin 2024, është 24.3 miliardë lekë, shumë së cilës do t’i shtohen edhe fondet 10.7 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja, si dhe 1.5 miliardë lekë për rritjen e pagave.

Nga 61 bashki, vetëm 8 bashki do të marrin më shumë se 1 miliardë lekë nga kjo transfertë. Janë rreth 14,8 miliardë lekë që do të ndahen mes Tiranës që merr 5.2 miliardë lekë pasi ka numrin më të lartë të popullsisë, ndjekur nga Bashkia e Durrësit me afro 2 miliardë lekë (1,969,654), Elbasani me 1.5 miliardë, më pas Shkodra me 1.4 miliardë lekë apo Fieri që do të marrë 1.3 miliardë lekë.

Në grupin e dytë të bashkive është Vlora e cila do të përfitojë nga transferta e buxhetit të shtetit 1.2 miliardë lekë, ndjekur nga Kamza me 1.1 miliardë lekë, dhe Korça që do të përfitojë 1 miliardë lekë.

Ndërkohë 53 bashkitë e tjera do të marrin më pak se 1 miliard lekë, ku më pak fonde janë planifikuar për 6 bashki. Konkretisht bashkia Dropull, Këlcyrë, Delvinë, Konispol, Libohovë dhe Pustec, ku transferta e parashikuar është poshtë nivelit 200 mijë lekë.

Shpërndarja e fondeve të buxhetit të shtetit për pushtetin vendor bëhet duke u bazuar tek popullsia, dendësia e popullsisë dhe tek numri faktik i fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në çdo bashki./e.t

Të fundit

Veliaj kërkon pavlefshmëri hetimesh: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Vrasja e Luis Carlos Galán, shpresa për Kolumbinë goditet nga plumbat e narkotrafikut

18 gusht 1989 - Vrasja e kandidatit për president Më 18 gusht 1989, Luis Carlos Galán, një nga figurat më të dashura dhe më të...

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar situatën e zjarreve në vend, teksa u shpreh se shqiptarët u ndjenë më të braktisur se kurrë. Berisha theksoi se...

Kapet peshku gjigant, mund të ushqejë 1000 njerëz

Një ton gjigant blu, i aftë të sigurojë ushqim për rreth 1000 njerëz, është kapur aksidentalisht në brigjet jugore të Anglisë, raportojnë mediat vendase. Jonathan...

Diplomacia europiane me armët e amerikanëve!

Nga Edvin Kulluri “Trump u poshtërua nga Putin”, “Putin fiton në Aalskë”, “ushtarët amerikanë gjunjëzohen para Putin”, “gjuha e trupit tregoi superioritetin e Putin” etj,...

Lajme të tjera

Web TV