Shkenca ka folur: Muzika funksionon si ilaç qetësues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është hera e parë që shkenca e përshkruan muzikën si “ilaçin e shpirtit”. Tani, një studim i ri hedh dritë mbi vetitë shëruese të muzikës, të cilat lidhen edhe me dhimbjen fizike. Prandaj, studimi, i botuar në revistën Frontiers in Pain Research, zbuloi se muzika e preferuar e secilit pacient reduktoi ndjeshëm shqetësimin, ndërsa rrit aftësinë e tyre për të përballuar dhimbjen fizike.

Ekipi hulumtues testoi 63 pjesëmarrës të shëndetshëm duke ngrohur një zonë në krahun e tyre të majtë. Gjatë procedurës, pjesëmarrësit mund të dëgjonin dy nga pjesët e tyre të preferuara ose muzikë relaksuese ose zhanre të përziera të muzikës ose heshtjes. Në fund të procesit të kërkimit, pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin intensitetin dhe ndjesinë e dhimbjes që ndjenin.

Sipas gjetjeve, pjesëmarrësit e vlerësuan dhimbjen si rreth katër pikë më pak intensive në një shkallë prej 100 pikësh, por edhe rreth nëntë pikë më pak të pakëndshme, kur dëgjonin muzikën e tyre të preferuar.

Nga ana tjetër, autori kryesor i hulumtimit, tha: “Ne zbuluam se lloji i preferuar i muzikës së të gjithëve reduktoi ndjesinë e dhimbjes me rreth një pikë në një shkallë 10-pikëshe. Ky është një reduktim i konsiderueshëm, të paktën po aq i fortë sa ai i siguruar nga marrja e një qetësuesi. Muzika që krijon emocione të forta mund të ketë një efekt edhe më të fortë”./E.Ç

Të fundit

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Lajme të tjera

Web TV