Partizani konfirmon formën fantastike dhe ndaj Vllaznisë, kundërshtar të cilin e mposhti 4-1. “Demat” regjistruan suksesin e gjashtë radhazi dhe ndajnë kreun e renditjes në Superiore bashkë me Egnatian. Por, kampionët e Shqipërisë kanë luajtur një ndeshje më pak se skuadra nga Rrogozhina.
Arinaldo Rrapaj zhbllokoi takimin në minutën e 21’, por Bekim Balaj realizoi për shkodranët në minutën e 33’, duke rikthyer përkohësisht baraspeshën.
Gjithsesi, Partizani nuk i ndali sulmet dhe realizoi dy herë të tjera në limitet e pjesës së parë. Me Marcelino Prekën dhe Adnard Mehmetin.
“Pokeri” i vendasve u kompletua nga senegalezi Maguette Gueye në fraksionin e dytë të takimit. Festë te Partizani dhe zhgënjim në kampin kuqeblu, me Vllazninë që mbetet e treta nga fundi me 13 pikë.