Champions League/ Sfidë vendimtare në grupin F, formacionet zyrtare të Milan-PSG

Kryendeshja e ditës së sotme në të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve është ajo mes Milanit dhe Paris-Saint Germain.

Kuqezinjtë duhet të fitojnë me patjetër, nëse duan ta kalojnë fazën e grupeve, e në rast të humbjes do t’u shuheshin shpresat.

Në anën tjetër, PSG ka gjashtë pikë në Grupin F dhe një fitore do t’i mbante me një këmbë në 16-shen e fundit.

Formacionet zyrtare:

Milan: Maignan, Calabria, Loftus-Cheek, Giroud, Leao, Pulisic, Reijnders, Theo Hernandez, Tomori, Thiaw, Musah.

PSG: Donnarumma, Hakimi, Ugarte, Marquinhos, Mbappe, Dembele, Vitinha, L.Hernandez, Kolo Muani, Zaire-Emery, Skriniar.