Manchester City dhe Leipzit vulosin kualifikimin, Lazio “thyen” Feyenoord-in

Në grupin G, Manchester City është kualifikuar për në fazën tjetër pas suksesit 3-0 me Young Boys (12 pikë). Golat erdhën nga Foden dhe një dopietë e Haaland. Gjithashtu, edhe Leipzig pret biletën si vend i dytë, pasi triumfi 1-2 ndaj Crvena Zvezdën bën që të kenë 9 pikë.

Në grupin E, Atletico konfirmon edhe një herë sezonin e mirë që po bën. Goleadë 6-0 ndaj Celtic në Wanda Metropolitano që djemtë e Simeones të jenë në vendin e parë me 8 pikë. Në sfidën tjetër, Lazio mposhti 1-0 Feyenoord-in dhe italianët renditen në vendin e dytë me 7 pikë.