Milan merr një fitore të madhe ndaj PSG dhe hap garën për kualifikim në grupin F

Milani mori një fitore të madhe, me përmbysje, në “San Siro” kundër PSG-së dhe bën lëmsh Grupin F.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 9-të nga Skriniar, me ish-mbrojtësin e Interit që dërgoi në festë tifozët e ardhur nga Parisi. I menjëhershëm ishte reagimi i kuqezinjve, një lëvizje brilante e Leao-s shtang në vend Donnarummën në minutën e 11-të. Në fillimin e pjesës së dytë, Giroud kompleton përmbysjen e madhe me një gol tipik të tij, me kokë. Mbappe me shokë e patën të vështirë të depërtojnë në mbrojtjen vendase, pasi ishte e pozicionuar mirë. Kështu, me këtë rezultat, ekipi i Piolit është në vendin ne 3-të me 5 pikë, një më pak se PSG e vendit të dytë.