Meta në SPAK, reagon Berisha: “Gjah politik”, Arben Kraja xhelat i komunizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha mori në mbrojtje aleatin e tij politik, Ilir Meta pasi sot u mor në pyetje për dy orë për dosjen “CEZ-DIA”. Dosjen kundër tij dhe Metës e cilësoi “gjah politik” kundër opozitës.

“Kush mund të jetë tjetër pas “gjahut politik” ndaj opozitës, që kontrollon SPAK-un, veç Edi Ramës. Gjatë takimit me Metën është folur vetëm për aksionin opozitar dhe asnjë fjalë për këto që janë procese të turpshme politike” tha ai.

Më tej, për herë të parë Sali Berisha sulmoi ashpër dhe hapur prokurorin e dytë në dosjen e tij, Arben Kraja, pas Enkeleida Millonait.

“Arben Kraja ka lënë detyrën për shkak të ligjit të lustracionit, për shkak të ligjit të iniciuar nga Sali Berisha dhe të votuar në parlament. Ai nuk mund të merrte kurrë një çështje ndaj Sali Berishës.

Unë kam bërë ligjin që ish-xhelatët e sigurimit të shtetit të dalin nga drejtësia. Edhe sot, prokurorët bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit nuk mund të jenë në SPAK. Millonai, prokurorja, përfaqësuese e bandës së Elbasanit.

Arben Kraja duke e ditur që është larguar si oficer, hetues sigurimi nga sistemi i drejtësisë me një iniciativë personale të Sali Berishës për ligjin, nuk mund të merrte këtë detyrë. Ai mund të thoshte, “jam në konflikt interesi”. Ligji nuk e lejon që të jetë as në SKAP sot” tha ai.

Kishte një paralajmërim edhe për gjyqtaren, Irena Gjoka që ka kërkuar largimin nga procesi kundër tij. “Për gjyqtaren kam një listë të tërë edhe më keq. Do i dëgjoni, por nuk jam për këto cështje këtu”, tha ai./E.T

Të fundit

Rama publikon pamjet/Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre!

Edi Rama ka bërë të ditur se helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e...

Çfarë po ndodh në Tiranë? 6 mijë gjoba për 72 orë, 14 shoferë në pranga

6000 gjoba janë vendosur në Tiranë gjatë 72 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 14 drejtues mjetesh janë arrestuar...

Ndryshim total te Metalurgjiku dhe Kombinati, parqe eko-industriale me standard të BE

Zonat industriale që janë degraduar për shkak të mungesës së aktivitetit, do të hyjnë në një fazë të re zhvillimi me financim nga Bashkimi...

I vdiq pacientja gjatë ndërhyrjes, reagon mjeku Ilir Shani: Kur doli nga salla ishte mirë

Mjeku Ilir Shani, i cili realizoi operacionin e 54-vjeçares në Durrës e cila humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka reaguar për herë të parë...

La pas mijëra viktima/ Ky është tërmeti, 9.6 ballë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë

Më 22 maj 1960, Kili ishte vendi i tërmetit më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë nga instrumentet sizmike. Me një magnitudë prej 9.5 ballë , por sipas burimeve të tjera...

Lajme të tjera

Web TV