Me ftesë të Macron/ Rama niset sot drejt Francës! Merr pjesë në Forumin e Paqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, kreu i qeverisë, Edi Rama do të niset sot drejt Francës.

Disa ditë më parë, teksa bënte thirrje për ndalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, Rama bëri me dije se do të jetë i pranishëm në Paris ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Forumi do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 nëntor.

Pjesë e diskutimeve në forum do të jetë edhe lufta në Lindjen e Mesme, ku do të flitet mbi mënyrat për rivendosjen e paqes.

Kreu i qeverisë nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, po ashtu nuk do të marrë pjesë as në prezantimin e Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2023.

Në Francë, do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë në darkën me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Forumi i Gjashtë i Paqes në Paris ku do të marrë pjesë edhe Rama do të mbahet në Paris më 10 dhe 11 Nëntor 2023. Ai do të bashkojë të gjithë aktorët e qeverisjes globale, të cilët kanë ecur edhe një herë përpara për të rënë dakord për zgjidhje efektive kolektive për sfidat e shekullit të 21-të./E.T

Të fundit

Analisti ia thotë hapur kandidates së PS: Shqipëria i ka shanset zero për BE

Kandidatja për deputete e PS-së, Iris Luarasi është shprehur se momenti gjeopolitik për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian...

“Të ka kërkuar shoku jot debat”/ Rama i përgjigjet Bashës: Kur nuk dola me ty…

Vijon përplasja online mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha. Këtë herë, kryeministri ka publikuar një video, në të cilën i kthen përgjigje pyetjeve...

Blendi Gonxhja parashikon rezultatin e PS në Tiranë: Synojmë mbi 20 mandate

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN ku foli rreth përgatitjeve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e...

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga burimet kryesore të informacionit për miliarda përdorues. Sipas të dhënave...

Diell dhe ftohtë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që moti i...

Lajme të tjera

Web TV