Arabia Saudite “thërret” Paolo Maldinin, miliona euro dhe posti si drejtor sportiv

Paolo Maldini pranë Arabisë Saudite. Legjenda italiane, qëndron pushim prej ditëve të para të qershorit, kur mbylli aventurën si drejtor teknik i Milanit, klubi i tij i zemrës.

Al Ittihad, klubi saudit ku luajnë emra si Karim Benzema apo Ngolo Kante, i ka bërë një ofertë të majme. Duke i dhuruar postin e drejtorit sportiv.

Propozim që e tundon jo pak ish-kapitenin e Milanit dhe të kombëtares italiane. I cili mund të riniset larg stresit europian dhe mes milionave të sheikëve.

Al Ittihad renditet përkohësisht në vendin e pestë në kampionatin e Arabisë Saudite, duke qenë 11 pikë larg Al Hilalit kryesues.