Mblidhen nesër në Bruksel ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë nesër në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi ministrat pritet të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike. Ai që do të kryesojë këtë takim do të jetë shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë. Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim./e.t

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV