Zheljaskov: Ndryshimet në kushtetutë, mënyra e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljaskov, ka thënë të martën gjatë një vizite në Shkup se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkim Evropian (BE) është “rruga e vetme” dhe se ajo duhet t’i miratojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta arritur këtë.

Zheljaskov u takua me me homologun e vet maqedonas, Talat Xhaferi, gjatë vizitës së tij në vendin ballkanik.

“Për ne është me rëndësi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin së bashku drejt BE-së. Vitin e kaluar Kuvendi bullgar e miratoi propozimin francez. Kompromisi është për të mirën e kombeve tona. Qëndrimi ynë nuk dallon nga ai i parlamentit maqedonas”, tha Zheljaskov.

Maqedonisë së Veriut i kërkohet ta ndryshojë Kushtetutën për ta përfshirë pakicën bullgare në preambulës e saj, si popull shtetformues, nëse dëshiron t’i vazhdojë bisedimet për anëtarësim në BE.

Ky ndryshim parashihet me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve të saj me Bullgarinë.

Për miratimin e tyre nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin maqedonas, të cilat për momentin nuk i kanë partitë në pushtet, pasi opozita maqedonase dhe ajo shqiptare kanë ngulur këmbë se nuk do t’i mbështesin.

Xhaferi tha se shumica po bënë gjithçka për të siguruar mbështetjen e deputetëve “meqë integrimit në BE ka rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut”.

Në takimin e sotëm me Xhaferin, Zheljaskov tha se bisedoi edhe për zbatimin e marrëveshjes së vitti 2019 për fqinjësi të mirë dhe uljen e tensioneve mes dy vendeve.

“Duhet ta ndërtojmë besimin, duhet ta kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes dhe garanci për këtë është respektimi i të drejtave të bashkësisë etnike bullgare”, shtoi Zheljaskov.

Derisa kryetari i Kuvendit bullgar përcolli në Shkup mesazhe për nxitjen e dialogut, zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, nga Sofja i dërgoi Shkupit një sërë kritikash të ashpra për siç ka thënë “mungesë të vullnetit për bashkëpunim dhe përmbushjen e kritereve për vazhdimin e integrimit evropian”.

Lexo edhe :  Ministri serb në gjendje të rëndë, Vuçiç: S’ka dorëzim

“Politikanët në Shkup nuk tregojnë as dëshirë e as konsensus për bashkëpunim. Maqedonia e Veriut nuk tregon asnjë shenjë për të ndaluar gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë”, tha Jotova gjatë një fjalimi në Universitetin e Sofjes. /O.S

Të fundit

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Sekretari i Mbrojtjes riposton video me pikëpamje ekstreme, shkakton polemika

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka shkaktuar polemika të shumta pas një ripostimi në rrjetin social X të një videoje ku pastorë...

Lajme të tjera

Web TV