Papa Françesku do të takohet me të afërmit e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi, sipas një burimi. Dymbëdhjetë të afërm do të takohen me Papën të mërkurën e ardhshme në mëngjes përpara audiencës së tij të përgjithshme.
Papa Françesku ka bërë thirrje të shumta për lirimin e 240 pengjeve të marra në Gaza. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për një armëpushim, të cilin Izraeli e ka përjashtuar, për të lejuar dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza.
Sipas numrit dy të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, Selia e Shenjtë beson se lirimi i tyre dhe një armëpushim janë dy “pika themelore” për zgjidhjen e konfliktit./kb