Me fatin e Grupit B të zgjidhur, Holanda mposhti pa shumë vështirësi modestët e Gjibraltarit me shifrat 0- 6. Tulipanët shënuan tre gola në pjesën e parë teksa ishte Stengs që hapi llogaritë e takimit në minutën e 10. 13 minuta më pas ishte Ëieffer që dyfishoi ndërsa Koopmeiners realizoi në minutën e 38-të.
Në fraksionin e dytë, Stengs shënoi dy gola të tjerë për të kompletuar tregolëshin final, ndërsa Gakpo shënoi në minutën e 81 për të vulosur rezultatin 0-5. Pas kësaj fitoreje, Holanda mbetet e dyta në grup me 18 pikë, katër më pak se Franca. Në transfertë ndaj Greqisë, “Gjelat” nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2. Ishte një sfidë me emocione dhe që dhuroi gola të bukur nga të dyja kampet. Ky barazim nuk i prish punë Francës për të ruajtur kreun e grupit teksa e mbyllin këtë edicion eliminatoresh në kuotën e 22 pikëve.Në ndeshjet e tjera, Rumania mposhti Zvicrën me shifrat 1-0. Një gol i Alibec në pjesën e dytë u mjaftua rumunëve për të fituar ndeshjen dhe për të marrë kreun e Grupit I me 22 pikë duke lënë në vendin e dytë pikërisht Zvicrën me 17 pikë.