Ndryshon paketa fiskale/ Prej 1 Janarit taks për profesionet e lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hiqet TVSH për importin e bletëve dhe të mëshqerrave

Prej 1 Janarit të vitit të ardhshëm hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh të parashikuara në paketën fiskale të propozuar nga qeveria. Një prej tyre është ndryshimi i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” ku të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por fitimi do të taksohet nga 15% – 23%.

Qeveria ka parashikuar edhe një sërë lehtësirash për sektorë të veçantë të ekonomisë. Kështu është vendosur të hiqet TVSH-ja për importin e mëshqerrave dhe bletëve për të nxitur më tej zhvillimin e blegtorisë në vend, sektor që po njeh probleme vitet e fundit për shkak të rënies së numrit të krerëve bagëtive. Kjo masë përllogaritet t’i heqë arkës së shtetit rreth 155 milionë Lekë.

Gjithashtu është parashikuar që për të zbutur efektet e inflacionit për konsumatorët do të ketë një tavan prej 1.5% në rritjen 2-vjeçare të akcizave.

Ndërsa në ligjin “Për taksat kombëtare” është parashikuar një rritje e taksës së karbonit për qymyrin. Kufiri minimal i taksës së karbonit mbi qymyrin duhet të jetë të paktën 15.3 Lekë/kg, nga 3 Lekë që është aktualisht.

Pas miratimit në parim në Kuvend, buxheti dhe ndryshimet për paketën fiskale të vitit të ardhshëm janë rikthyer për diskutime nen për nen në komisionet parlamentare, mbledhjet e të cilëve vijojnë të zhvillohen online për shkak të përplasjeve të opozitës.  /O.S

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV