OBSH ngriti alarmin, ministria kineze e Shëndetësisë: Nuk ka virus të ri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rritje e sëmundjeve të frymëmarrjes në të gjithë Kinën që ka tërhequr vëmendjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shkaktuar nga gripi dhe patogjenë të tjerë të njohur dhe jo nga një virus i ri, theksoi këtë të dielë ministria kineze e Shëndetësisë.

Grupet e fundit të infeksioneve të frymëmarrjes shkaktohen nga një mbivendosje e viruseve të zakonshme  që shkakton rënie të imunitetit, si; rinoviruset, virusi sincicial i frymëmarrjes ose RSV, adenovirusi, si dhe bakteret si mycoplasma pneumoniale, që është një shkaktar i zakonshëm për infeksionet e traktit respirator”- tha një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Ministria u bëri thirrje autoriteteve vendore të hapin më shumë klinika kundër etheve dhe të promovojnë vaksinimet e fëmijëve dhe të moshuarve, ndërsa vendi përballet me një valë sëmundjesh të frymëmarrjes në dimrin e tij të parë të plotë që nga heqja e kufizimeve të Covid-19.

“Duhet të bëhen përpjekje për të rritur hapjen e klinikave dhe zonave përkatëse të trajtimit, zgjatjen e orarit të shërbimit dhe rritjen e furnizimit me ilaçe”- tha zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Mi Feng. Ai këshilloi njerëzit të mbanin maska ​​dhe u bëri thirrje autoriteteve lokale që të fokusohen në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve në vendet e mbushura me njerëz si shkollat ​​dhe azilet e pleqve.

OBSH në fillim të kësaj jave kërkoi zyrtarisht që Kina të jepte informacion në lidhje me një rritje potencialisht shqetësuese të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe grupeve të pneumonisë tek fëmijët, siç përmendet nga disa raporte mediatike dhe një shërbim global i monitorimit të sëmundjeve infektive.

Shfaqja e llojeve të reja të gripit ose viruseve të tjera të aftë për të shkaktuar pandemi zakonisht fillon me grupe të padiagnostikuara të sëmundjeve të frymëmarrjes. Si SARS ashtu edhe Covid-19 u raportuan fillimisht si lloje të pazakonta të pneumonisë./O.S

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV