Manchester United mori fitoren e tretë radhazi në Premier League teksa mposhti me shifrat 0-3 në transfertë Evertonin. Djajtë e Kuq e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer ndërsa në minutën e tretë gjetën golin e avantazhin me anë të Garnachos.
Argjentinasi realizoi një gol të jashtëzakonshëm duke ekzekutuar mjeshtërisht një roveshatë me topin që ishte i destinuar për të përfunduar në rrjetë.
https://twitter.com/idfwkumille/status/1728850500383367650?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Në fraksionin e dytë, United shënoi edhe dy gola të tjerë teksa ishte Martial që fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol Marcus Rashford.
https://twitter.com/idfwkumille/status/1728850500383367650?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Në vijim, shënoi edhe Martial që mbylli me sukses një aksion të bukur të United. Falë kësaj fitoreje, Manchester United ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vend të gjashtë ndërsa Everton mbetet në vendin e 19 me katër pikë.
Anthony Martial scores a beautiful chip goal Vs Everton 😍. https://t.co/LSagPHYKw8
— ™️ (@martialxtra_) November 26, 2023