Rusia i kërkon vizitorëve të huaj të nënshkruajnë ‘marrëveshjen e besnikërisë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia po përgatitet të nxjerrë ligje të reja që u kërkojnë të huajve në vend të nënshkruajnë një “marrëveshje besnikërie”.

Ministria e brendshme raportohet se po harton legjislacionin që ndalon vizitorët të kritikojnë politikat e Rusisë apo të diskreditojnë historinë sovjetike.

Ato gjithashtu kërkojnë respektimin e vlerave tradicionale ruse si ato të familjes, të martesës, te kulturës dhe mjedisit, shkruante sot agjencia vendase TASS.

Të gjithë të huajt duhet të nënshkruajnë zotimin, që disa kritikë thonë se kontrollon atë që ata mund të bëjnë ose të thonë në Rusi.

Kështu vizitorët ndalohet të ndërhyjnë në “aktivitete publike të autoriteteve ruse ose të flasin kundër politikave të brendshme ose të jashtme të qeverisë”.

Ligji duhet të paraqitet fillimisht në parlament dhe më pas të nënshkruhet nga Vladimir Putin.

Në veçanti të huajt ndalohen të “shtrembërojnë të vërtetat historike të popullit sovjetik në mbrojtje të atdheut dhe kontributin në disfatën e fashizmit”, sipas agjencisë TASS.

Gjithashtu të huajt duhet të zbatojnë vlerat tradicionale familjarë ruse, institucionin e martesës si baza e shoqërisë, dhe “marrëdhëniet seksuale tradicionale”.

Për këtë autoritetet kanë ndaluar organizimin e komunitetit LGBTQ, kane ndaluar me ligj kirurgjitë për ndryshimin e gjinisë që po promovohen në Perëndim, si dhe është ndaluar “propaganda gay”.

Deputetët raportohet se kanë punuar së fundmi zgjerimin e aksesit për kujdesin shëndetësor të riprodhimit dhe kufizimin e aborteve , për të përmirësuar “situatën demografike” dhe ratat e ulëta të lindjeve./kb

Të fundit

Numërohen 46% e votave në Kukës, kryeson PD

Teksa janë numëruar 46% e votave ose 64 kuti nga 139 në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm...

I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet babai i kandidates së PSD në Fier

Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje. Mësohet se...

Surpriza e Dibrës, PS i merr mandatin e tretë PD-së, kryeson me mbi 59% të votave

PS përmbys rezultatin në qarkun e Dibrës, ku sipas rezultateve paraprake ka marrë 10,441 vota ose 58.5% të totalit, duke siguruar 3 mandate. Krahasuar me...

Shqipëria ngjyroset rozë!/ Vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang vendi, rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me...

Pjesëmarrje e ulët në votime, shqiptarët “refuzojnë” politikën

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 2025-ës ka rënë ndjeshëm ku deri në orën 19:00, pjesëmarrja ishte 41.37 %, por pa llogaritur votën e Diasporës, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV